Shkruan Bahri Cani
Gjermania para protestave të mëdha sot
“Na ka ardhur në majtë të hundës dhe kemi vendosur të demonstrojmë më 31 tetor”, thonë organizatorët e protestave të sotme në Gjermani. Protesta të të rinjve, të quajtur GenZ (“Generation Z” quhen brezi i të rinjve të lindur nga viti 1995 deri 2010) do të mbahen në më shumë se 30 qytete – në Berlin, Këln, Mynih, Frankfurt…
Në faqen zyrtare të iniciativës për protesta janë regjistruar deri tani mbi 160.000 pjesëmarrës. Ata kërrkojnë kushte më të mira në shkolla, shprehen kundër ideve për futjen e shërbimit ushtarak me detyrim, kanë përshtypjen se askush nuk po kujdeset për shqetësimet e tyre, mendojë se nuk po përfshihen askund në vedimmarrje…
Zhvillimet në vende të tjera si në Francë, Itali, Spanjë, Shqipëri… e forcojnë edhe më tej frymën protestuese edhe në Gjermani.
Sipas një studimi të Institutit Ekonomik Gjerman (IW), vetëm 9,2 përqind e shpenzimeve të përgjithshme në Gjermani shkojnë për arsimin. Vendet nordike për shembull investojnë 12,4 për qind, ndërsa mesatarja e Bashkimit Evropian është 9,6 përqind.
Autoritetet gjermane janë duke u përgatitur për mundësinë e dhunës gjatë protestave. Në rrugët e Gjermanisë sot do të jenë me dhjetëra mijëra policë. Shumë pronarë të dyqaneve kanë barrikaduar dyqanet e tyre, nga frika e plaçkitjeve dhe thyerjeve


