LajmeMaqedoni

Stevço Jakimovski urgjentisht në spital, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në burg

Ish-kryetari i Komunës së Karposhit dhe lideri i GROM-it, Stevço Jakimovski, është dërguar urgjentisht në spital.

Sipas informacioneve të 24info, arsyeja e hospitalizimit të tij është përkeqësimi i një infeksioni postoperativ, pas së cilës ka qenë e nevojshme ndërhyrja mjekësore dhe trajtimi spitalor.

Për momentin nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e tij aktuale shëndetësore, as detaje për vazhdimin e trajtimit.

Jakimovski që nga mesi i korrikut po e vuan dënimin me burg në Burgun e Shkupit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close