LajmeMaqedoni

Mickoski: Me ndërtimin e interkonektorëve me Greqinë dhe Serbinë, shteti fiton lidhje të plotë vertikale energjetike

Të gjithë parametrat teknikë për projektin tashmë janë thënë edhe vlera e investimit edhe diametri i tubit edhe mënyra se si do të kalojë ai tub, nëpër cilat pjesë të Maqedonisë do të kalojë ai tub, unë do të thoja tri gjëra, të cilat mendoj se janë të rëndësishme për këtë projekt me rëndësi strategjike.

E para është se, pas përfundimit të këtij projekti dhe pas kompletimit të interkonektorit, përkatësisht tubacionit që do të na lidhë me fqinjin tonë jugor, me Greqinë, pres që ky projekt të përfundojë diku në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa në gjysmën e dytë, ja, deri në fund të vitit 2028, të përfundojë ky interkonektor me fqinjin tonë verior. Kështu, do të fitojmë lidhje të plotë vertikale, e cila është pjesë e Korridorit 10 dhe pozita gjeostrategjike e shtetit bëhet në mënyrë dramatike më e rëndësishme pasi këto projekte të realizohen, krahasuar me atë që ishte në të kaluarën. Të jem më preciz, krahasuar me atë që jemi sot.

Ne jemi shtet që nuk ka dalje në det dhe me projekte të tilla, kur lidhemi me portet, në këtë rast si terminali i Aleksandrоpolit, kur lidhemi me portin e Selanikut, me produktpërçuesin dhe rafinerinë tonë “OKTA”, kur ndërtojmë interkonektorë në pjesën e furnizimit me energji elektrike dhe lidhjes me fqinjët tanë, në këtë mënyrë përmirësojmë edhe pozitën tonë gjeostrategjike si shtet.

Kështu që, këto projekte kanë rëndësi të jashtëzakonshme rajonale, madje do të thosha edhe më të gjerë, gjeostrategjike dhe unë në këtë optikë e shoh edhe këtë projekt, këtë tubacion që duhet ta lidhë Maqedoninë me Serbinë.

Njësoj siç tubacioni duhet ta lidhë Maqedoninë me Greqinë. Veçanërisht duke pasur parasysh se ky tubacion është dykahësh dhe e gjithë kjo i shton vlerë vetë projektit.

E dyta, që për mua është shumë e rëndësishme dhe e thashë edhe dje për një projekt tjetër strategjik, përkatësisht autostradën Bllacë–Shkup, është se një kompani maqedonase do t’i kryejë punimet dhe kjo është shumë e rëndësishme për ekonominë maqedonase. Kështu ishte edhe dje, kështu është edhe sot dhe ky është prioriteti ynë si Qeveri, kompanitë maqedonase të realizojnë projekte të tilla strategjike, natyrisht brenda kapacitetit që kemi si shtet dhe si operativë ndërtimore.

Jam i sigurt se me përvojën që ka kompania kontraktuese, ajo do ta shfrytëzojë maksimalisht në realizimin e këtij projekti dhe do t’i respektojë afatet e përcaktuara në vetë kontratën.

Dhe e treta, që mendoj se është gjithashtu e rëndësishme të thuhet, është fakti se ky është edhe një investim drejt realizimit të qëllimit tonë strategjik si Qeveri, që të jemi kryqëzim i dy korridoreve pan-evropiane, Korridorit 8 dhe 10. Ky kryqëzim do të mbështetet në tre shtylla, e para është lidhja infrastrukturore në kuadër të infrastrukturës rrugore, përkatësisht autostradave dhe rrugëve eksprese.

Dua t’i falënderoj Nedimin dhe të gjithë anëtarët e drejtimit të NOMAGAS-it, si dhe punonjësit, të cilët, do të thosha, punuan me shumë përkushtim që ky projekt të bëhet realitet.

Do të ishte gjithashtu mirë të realizohej edhe ajo pjesë për të cilën folëm, drejt fqinjit tonë tjetër verior, Kosovës, nëse mund ta bëjmë. Dje fola edhe me Kryeministrin e Kosovës se, pavarësisht se ata kanë sasi të mjaftueshme të qymyrit, duke pasur parasysh rregulloret e reja në kuadër të Bashkimit Evropian etj., ky studim fizibiliteti ndoshta do të na japë përgjigje për nevojat. Ndoshta në të ardhmen edhe pse ata tani thonë se nuk kanë nevojë për një lidhje të tillë, mendoj se duhet të krijohet mundësia që në të ardhmen edhe kjo të realizohet.

Kështu që, dua të falënderoj edhe kolegët nga Qeveria, natyrisht, pa mbështetjen e tyre këto projekte nuk mund të bëhen realitet. Falënderoj edhe mediat që na ndjekin gjatë gjithë kohës.

Ne do të vazhdojmë ta realizojmë programin e Qeverisë. Këto janë prioritetet në kuadër të këtij programi.

Urime edhe një herë dhe uroj që projekti të realizohet brenda asaj që është dakorduar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close