
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar për vizitën e kryeministrit Albin Kurti gjatë ditës së djeshme në Shkup. Haradinaj shkruan se kryeministri Kurti “Në vend që sot të përurohej autostrada e Gjilanit dhe ajo Klinë-Gjakovë, që kanë filluar që 7 vjet, ai me kabinetin e tij shkojnë në Maqedoni për t’u mburrur me projektet e nisura sa ishte BDI në pushtet”, shkruan Top24
Postimi i plotë:
Kryeministri në detyrë ka harruar detyrën që e ka!
Në vend që sot të përurohej autostrada e Gjilanit dhe ajo Klinë-Gjakovë, që kanë filluar që 7 vjet, ai me kabinetin e tij shkojnë në Maqedoni për t’u mburrur me projektet e nisura sa ishte BDI në pushtet.
Hajde o zotni, e kryej punët e shtëpisë, se e more në qafë këtë vend.
Ke premtuar që autostrada e Gjilanit kryhet në vitin 2023.
Ke shpenzuar rreth 25 miliardë euro e s’ke ndërtuar një metër autostradë.
Ajo lopatë me zhavor i kushtoi Kosovës 3 milionë tonë qymyr, dhuratë nga ti



