


Profesori i së drejtës penale, Gordan Kalajxhiev, thotë se MPB-ja dhe Prokuroria Publike po i shkaktojnë dëm rastit të Lotarisë Shtetërore me interpretimet e tyre.
“Për mua duket se dëmin ndaj Lotarisë Shtetërore për aparatet e blera, me interpretimin e tyre, po e shkaktojnë MPB-ja dhe Prokuroria Publike. Përkundrazi, të akuzuarit kanë dashur t’i sigurojnë shtetit përparësi ndaj austriakëve, gjë që në fakt është në frymën e Ligjit për Lojërat e Fatit, sipas të cilit shteti është alfa dhe omega.
I gjithë kontesti, përndryshe, nuk është penal dhe me gjasë shërben për t’ia prerë kokën Grubit.”
Rasti aktualisht është në proces gjyqësor, ndërsa Prokuroria i akuzon tetë persona për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit, duke pretenduar se Lotarisë Shtetërore i është shkaktuar dëm prej rreth 8,2 milionë eurosh.