
Blero Muharremi ka ndarë një lajm të dhimbshëm me ndjekësit e saj.
Ajo ka bërë të ditur se i ka ndërruar jetë tezja, binjakja e nënës së saj, të cilën e konsideronte si një nënë të dytë, shkruan Indeksonline.
“Sot humba një pjesë të shpirtit tim. Tezja ime, binjakja e nënës sime, por për mua një nënë e dytë. Do të më mungosh gjithë jetën. U prehsh në paqe, o shpirt i bardhë”, ka shkruar Blero.
Ngushëllime familjes./Indeksonline/




