
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ua dorëzoi Certifikatat e emërimit noterëve të sapoemëruar. Duke ua drejtuar urimet e tij të sinqerta, u dëshiroi punë të suksesshme dhe profesionale, me mesazhin se, së bashku me kolegët e tyre më me përvojë, duhet të jenë një themel i fortë i drejtësisë, sigurisë juridike dhe sundimit të së drejtës, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.
„Profesionalizmi, integriteti dhe përgjegjësia juaj janë të një rëndësie të veçantë për forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin juridik“, theksoi ministri Shasivari.
Noterët e rinj e marrin përsipër funksionin e tyre të përgjegjshëm me detyrimin që të veprojnë me ndërgjegje, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me ligjet, duke kontribuar në një sistem juridik efikas dhe të sigurt.
“U dëshirojmë shumë sukses, sfida profesionale dhe rezultate në ushtrimin e funksionit të tyre të rëndësishëm, me bindjen se puna e tyre do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe drejtësisë”, thuhet në kumtesën nga Ministria e Drejtësisë

