LajmeMaqedoni

Afrim Gashi: Autostrada Shkup–Bllacë forcon lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

“Vendosja e gurëthemelit për fillimin e punimeve të autostradës Shkup–Bllacë shënon një hap të rëndësishëm të këtij projekti strategjik infrastrukturor. Pata nderin që, bashkë me kryeministrat Mickoski dhe Kurti, si dhe funksionarë të të dyja shteteve, të jem pjesë e kësaj ngjarjeje, e cila dëshmon përpjekjet serioze për përmirësimin e infrastrukturës dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Ky projekt padyshim se do të sjellë përfitime të rëndësishme për qytetarët, ekonominë dhe qarkullimin ndërkufitar. Përgëzoj dhe inkurajoj institucionet e vendeve që të angazhohen me përkushtim dhe bashkëpunim për finalizimin e projektit, në mënyrë që të vazhdojmë të forcojmë lidhjet tona”, ka shkruar Afrim Gashi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close