
Edhe pse javë më parë u njoftua se uji në Gostivar është i pijshëm pas shpalljes së epidemisë, deri më tani nuk është publikuar dokument zyrtar që dëshmon cilësinë e tij.
Nga Zyra e Avokatit të Popullit bëjnë të ditur se deri tani nuk kanë pranuar asnjë ankesë nga qytetarët e Gostivarit apo komunave përreth.
Sipas tyre, çdo qytetar që konsideron se i është shkelur ndonjë e drejtë mund t’i drejtohet Avokatit të Popullit me ankesë, ndërsa rasti do të shqyrtohet.
Nga institucioni u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse konsiderojnë se janë dëmtuar, të mund t’i drejtohen edhe Prokurorisë Publike.
Më 17 korrik, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte ndaluar përdorimin e ujit për pije në Gostivar, pasi ishin konstatuar pompa që injektonin drejtpërdrejt ujëra të zeza në sistemin e furnizimit me ujë.



