BotaLajme

Tajvani rrit në nivel rekord buxhetin e mbrojtjes për vitin 2027

Autoritetet e Tajvanit kanë propozuar një buxhet rekord për mbrojtjen për vitin 2027, në vlerë prej 1.1225 trilionë dollarësh tajvanezë, rreth 35 miliardë dollarë amerikanë.

Buxheti i ri përfaqëson një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin paraprak dhe do të përbëjë rreth 3 për qind të PBB-së. Presidenti Lai Ching-te ka vendosur si objektiv rritjen graduale të shpenzimeve të mbrojtjes në 5 për qind të PBB-së deri në vitin 2030.

Shpenzimet e mbrojtjes së Tajvanit janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, në kuadër të përpjekjeve për forcimin e kapaciteteve ushtarake dhe përballimin e presionit në rritje nga Kina.

Propozimi për buxhetin e vitit 2027 tashmë është miratuar nga kabineti dhe pritet të shqyrtohet nga parlamenti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close