
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka reaguar lidhur me dërgimin e vagonëve të Trainkosit për riparim në Serbi, duke akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se ishte në dijeni për këtë çështje.
Mustafa ka kritikuar Kurtin duke thënë se dërgimi i vagonëve për riparim në Serbi ka ndodhur pikërisht në periudhën pas sulmit në Banjskë.
“Albin Kurtit nuk i paska bërë përshtypje riparimi i vagonëve të Trainkosit në Serbi! Madje, pikërisht në periudhën e Banjskës, ia paskan rregulluar edhe tenderin!”, ka shkruar Mustafa.
Ai ka rikujtuar edhe qëndrimet e mëhershme të Vetëvendosjes ndaj produkteve serbe, duke akuzuar pushtetin për, siç pretendon ai, “patriotizëm të rrejshëm”.
“Të njëjtit dikur shisnin patriotizëm të rrejshëm, duke i rrokullisur kamionët me produkte serbe. Me mashtrim kanë ardhur në pushtet dhe me mashtrim po përpiqen ta mbajnë pushtetin! Fytyra e vërtetë e këtyre njerëzve po shpaloset çdo ditë e më shumë”, ka deklaruar Mustafa./Periskopi/
Reagimi i plotë:



