LajmeMaqedoni

Selmani: Më i shqetësuar VLEN-i për gjykimin e Artan Grubit sesa vetë Artan Grubi

Nafie Selmani

Më i shqetësuar VLEN-i për gjykimin e Artan Grubit sesa vetë Artan Grubi, dhe më i shqetësuar VLENI se kush do ta zëvendësojë Ali Ahmetin sesa vetë njerëzit në BDI

Ka diçka që vërtet është krejtësisht e pakuptimtë dhe pa asnjë sens politik te VLEN-i. Në vend që të merret me dështimet e veta, me premtimet e pambajtura dhe me problemet reale të qytetarëve, VLEN-i vazhdon të merret me Artan Grubin, Ali Ahmetin, Bujar Osmanin.

Se pse VLEN-i nuk e heq Artan Grubin nga agjenda e vet politike, nuk ka shpjegim normal. Aq më tepër kur VLEN-i ka dështuar në të gjitha premtimet e veta.

Dhe pastaj vjen shqetësimi tjetër i madh i VLEN-it se kush do ta zëvendësojë Ali Ahmetin?

Mjaftoi një deklaratë e Ali Ahmetit se një ditë do të tërhiqet nga pozita e kryetarit të BDI-së dhe saora VLEN-i i filloi analizat, parashikimet, skenarët dhe debatet e përditshme se kush do ta zëvendësojë atë. Po pse kaq shumë interes? Pse VLEN-i është më i shqetësuar për pasuesin e Ali Ahmetit sesa vetë njerëzit në BDI?

VLEN-I i cili pas gjithë atyre konferencave për shtyp, takimeve në salla hotelesh, deklaratave dhe marifeteve politike se “do të bëhen dhe u bënë Një”, sot ata megjithkëtë janë të ndarë, edhe de jure edhe de facto, por hallin e kanë te BDI se kush do jetë kryetar i saj pas Ali Ahmetit. Dhe ironia bëhet edhe më e madhe kur shohim se çfarë ndodh brenda vetë partive që janë aty. Alternativa, për shembull, ka ndryshuar kryetarin e saj, nga Bekim Sali në Zekirija Berisha, dhe këtë e ka bërë heshturazi, pa transparencë dhe pa i informuar me gjasë as aktivistët e vetë, e jo se jo, opinionin publik. Pra, për strukturën e brendshme të BDI-së, VLEN-i ka shumë “analiza”, ndërsa për kaosin brenda vetë partnerëve të tij politikë ata kanë plot mashtrime dhe manipulime.

Kështu, VLEN-I në vend se të turpërohet që devijuan totalisht nga premtimi për “ndryshimin e madh” VLEN-i vazhdon të jetojë politikisht me BDI-në.

Related Articles

Back to top button
Close
Close