LajmeMaqedoniTopLajm

ASH: Pesë jetë të humbura, janë alarm, nevojiten masa jo vetëm fjalë

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për përhapjen e etheve të Nilit Perëndimor që për pasojë fatkeqësisht pesë qytetarë kanë humbur jetën dhe numri i rasteve të konfirmuara është i lartë, gjegjësisht 43 raste të konfirmuara, dhe kjo paraqet një përkeqësim serioz të situatës së krijuar në vendin tonë.

Në këtë situatë emergjente, mbledhjet dhe deklaratat se “situata po ndiqet dhe është nën kontroll” nuk mjaftojnë. Qytetarët presin veprime konkrete nga institucionet kompetente përgjegjëse për të i’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe vënien e situatës nën kontroll.

Kërkojmë nga institucionet që të ndërmerren masa konkrete si dezinsektim të menjëhershëm dhe të intensifikuar në zonat e rrezikuara,  monitorim epidemiologjik të vazhdueshëm dhe transparencë të të dhënave, forcim të kapaciteteve shëndetësore për diagnostikim dhe trajtim, informim të qartë dhe udhëzime praktike për qytetarët.

Pesë jetët të humbura janë një alarm që kërkon mobilizim serioz të institucioneve të cilat nuk vepruan në kohë. Në mbrojtje të shëndetit publik, nuk ka vend për politikë, as për manipulime, për improvizim apo komunikim propagandistik.

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Qeveria dhe institucionet shëndetësore masa të qarta, të koordinuara dhe të dukshme për të mbrojtur qytetarët.Untitled - 23 August 2026 at 10.56.58.png

Related Articles

Back to top button
Close
Close