
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi të enjten se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 18 ose 25 tetor 2026.
Data e saktë do të njihet së shpejti.
Ky është njoftimi i parë konkret, pas deklaratës së 27 qershorit se do të jepte dorëheqjen brenda javësh.
Protestat në Serbi filluan pas rrëzimit të tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor 2024, ku vdiqën 16 persona.
Nga 3 nëntori studentët ngritën lëvizjen anti-korrupsion, duke kërkuar llogaridhënie dhe më vonë zgjedhje të parakohshme. Ajo u shtri në qindra qytete, me tubime deri në 300 mijë pjesëmarrës në Beograd.
Kanë kaluar mbi 21 muaj dhe protestat vazhdojnë, edhe pse numri i pjesëmarrësve ka rënë.
Edhe pas njoftimit të qershorit, qytetarët nuk u tërhoqën.
Ata dyshojnë se Vuçiçi nuk po largon pushtetin, por po përgatit kthimin si kryeministër post që e ka mbajtur më parë dhe që është më i fuqishëm. Mandati i dytë presidencial i skadon në 2027 dhe ai nuk mund të kandidojë më.
Dorëheqja dhe zgjedhjet e parakohshme i hapin rrugën për të mbetur në qendër të pushtetit nëse Partia Progresive Serbe fiton.
Vuçiçi e paraqet si vendim të tij.
Realiteti tregon se presioni i protestave studentore, me përleshje të herëpashershme, e detyroi.
Analistët e shohin tetorin si test duke e parë atë se a do të sjellë ndryshim, apo vazhdimësi të të njëjtit pushtet me emër tjetër.
Protestuesit, pas pothuajse dy vjetësh, ende nuk kanë nxjerrë një udhëheqës ose subjekt politik për zgjedhje.
Vuçiç përgjigjet kritikave pas vizitës së Zelenskyt
Të enjten Vuçiç komentoi sërish kritikat pas vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd më 8 gusht.
Në një reel/video të Vojvodina Danas ai mbrojti politikën e jashtme dhe tha se Serbia nuk ka humbur asgjë.
“Nuk dua të shërbej askujt – as Anglisë, as Gjermanisë, as Amerikës, as Rusisë”, deklaroi ai.
Teksa theksoi bashkëpunim të mirë me Kinën dhe SHBA-në, pa shkatërruar miqësinë me Rusinë. Ai tha Ukraina, nuk ka qenë kurrë armike e Serbisë dhe mbështet integritetin e saj territorial, ashtu si Serbia mbështet atë të Ukrainës. “Nuk ka ‘por’ në këtë çështje.”
Sipas reel/video të Vojvodina Danas, dy presidentët diskutuan rrugën evropiane, ekonominë, energjinë dhe ndihmën humanitare.
Vuçiç tha se nuk u fol për bashkëpunim ushtarak aktual, por la të hapur mundësinë pas luftës. Njofton se Serbia do të hapë një fabrikë dronësh me Izraelin në shtator.
Ai e paraqiti vizitën si hap për forcimin e lidhjeve, pa ndryshuar balancimin tradicional.
Kurse kritikat erdhën kryesisht nga qarqe proruse dhe opozita. Ai i hodhi poshtë, duke thënë se Serbia ka ruajtur interesat e veta.



