
LAMM njoftoi sot në mëngjes se në pikën kufitare Tabanocë ka pritje nga 40 minuta deri në një orë për hyrje dhe dalje nga vendi dhe në pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga vendi, ndërsa nuk ka vonesa më të gjata në pikat e tjera kufitare.
LAMM informon se këtë mëngjes trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.
Rekomandohet të përshtatet shpejtësia e lëvizjes, të respektohen sinjalet e vendosura të trafikut dhe të ngasen me kujdes automjetet, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.



