LajmeMaqedoniTopLajm

Nata e kontrolleve në Shkup: 262 kundërvajtje, 102 motoçiklistë të sanksionuar dhe 6 të arrestuar

Një kontroll i përforcuar policor në Shkup ka rezultuar me 262 kundërvajtje rrugore të sanksionuara, gjatë mbrëmjes së 21 gushtit dhe në orët e para të 22 gushtit.

Nga ora 18:00 deri në 01:00, Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore në kuadër të SPB Shkup zhvilluan kontrolle të posaçme, me fokus te motoçikletat, mopedët, triçikletat dhe katërçikletat.

Sipas MPB-së, 102 masa janë shqiptuar ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe mopedëve. Prej tyre:

93 për drejtim pa helmetë mbrojtëse;
4 për drejtim me kategori të papërshtatshme;
5 për drejtim pa dhënë provimin e vozitjes.

Ndërkohë, 160 masa të tjera janë shqiptuar për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë mosmbajtjen e patentës së shoferit apo lejes së qarkullimit, mungesën e targave dhe kalimin në semafor të kuq.

Policia ka konfiskuar përkohësisht edhe një motoçikletë, pasi regjistrimi i saj kishte skaduar prej më shumë se gjashtë muajsh.

Gjatë aksionit, gjashtë persona janë privuar nga liria, në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se kontrollet e përforcuara rrugore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa u bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në rrugë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close