LajmeMaqedoniTopLajm

Кlekovski: Deri më tani janë regjistruar 43 raste të etheve të Nilit Perëndimor, mjetet që përdoren për spërkatjen kundër mushkonjave janë plotësisht të sigurta për njerëzit

Në konferencën e sotme për shtyp të ministrit të Shëndetësisë, Sasho Klekovski, në të cilën informoi për epideminë aktuale të etheve të Nilit Perëndimor, morën pjesë edhe disa kryetarë komunash nga rajoni i Shkupit, përfaqësues të Qytetit të Shkupit, Institutit të Shëndetit Publik dhe Qendrës së Shëndetit Publik.
– Deri më tani kemi regjistruar 43 raste të etheve të Nilit Perëndimor, prej të cilave 40 janë të konfirmuara përfundimisht, ndërsa 3 raste janë konfirmuar me një test. Gjithashtu, ndryshe nga më parë, janë paraqitur rastet e para në komunat Qendër dhe Çair. Ka filluar kontrolli i shpendëve dhe në territorin e Shkupit është evidentuar shpendi i parë i ngordhur – një korb, i infektuar me këtë virus, informoi ministri Klekovski.
Ai u shprehu mirënjohje qytetarëve për ndërgjegjësimin dhe numrin e madh të raportimeve për shpendë të ngordhur, të cilët mblidhen nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari dhe më pas i nënshtrohen ekzaminimeve.
 – Takimi që e zhvilluam me kryetarët e komunave, në fakt, paraqet vazhdimësi dhe avancim të aktiviteteve të mëparshme të Qytetit të Shkupit. Aktualisht po punojmë në 34 zona të rrezikut, prej të cilave 13 janë zona me rrezik të lartë. Shkalla e rrezikut vlerësohet sipas dy kritereve, përkatësisht pranisë së ujërave të ndenjura dhe nivelit të lartë të lëndëve organike, theksoi Klekovski.
Njëkohësisht, ministri apeloi se mjetet që përdoren për spërkatje kundër mushkonjave janë plotësisht të sigurta për njerëzit dhe janë të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close