BotaLajme

Mbështetje financiare dhe infrastrukturore për punonjësit në shërbim të aftesimit profesional

Kina do të japë përkrahje financiare për të paktën tre milionë punonjës të industrisë për të vijuar më tej arsimimin dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre deri në vitin 2030, sipas një plani të publikuar të enjten nga Federata Mbarëkineze e Sindikatave.
Plani, i cili përfshin periudhën e Planit të 15-të Pesëvjeçar (2026-2030), përmban masa për të përmirësuar sistemin e zhvillimit të aftësive për punonjësit e industrisë dhe për të promovuar zhvillimin e tyre të gjithanshëm, si edhe përcakton objektiva për formimin e talenteve të kualifikuara. Deri më 2030, synohet që në Kinë të krijohen rreth 1 000 mjeshtër zejtarë në nivel kombëtar, 5 000 në nivel province dhe 25 000 në nivel qyteti, ndërsa numri i përgjithshëm i studiove të inovacionit për punëtorët model dhe mjeshtrit zejtarë pritet të arrijë në 160 000.

Ndërmarrja e nismës pason përshpejtimin nga Kina të përpjekjeve për të modernizuar sektorin e saj industrial. Plani i 15-të Pesëvjeçar i vendit e vendos ndërtimin e një sistemi modern industrial në krye të listës së punëve.

Plani i shpallur të enjten bën thirrje për të përmirësuar sistemin e trajnimit të aftësive profesionale gjatë gjithë jetës dhe për të ndihmuar punëtorët që të përshtatin aftësitë e tyre me nevojat në ndryshim. Do të zbatohen edhe programe të të mësuarit e të trajnimit “AI Plus”, së bashku me zhvillimin e një platforme kombëtare të të nxënit të aftësive për punonjësit e industrisë.

Ministrja e Burimeve Njerëzore dhe e Sigurimeve Shoqërore Wang Xiaoping është shprehur më parë se Kina do të thellojë sivjet përgatitjen profesionale në shkallë të gjerë, duke u përqendruar në sektorë si ekonomia e lartësisë së ulët, automjetet me energji të re, AI-ja dhe kujdesi për të moshuarit, për të lidhur më mirë zhvillimin e aftësive me nevojat industriale dhe të punësimit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close