LajmeMaqedoni

Mickoski: Nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, do të ulemi në takim liderësh dhe do të garojmë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi në një intervistë për TV Sitel se Qeveria ka mandat nga qytetarët për katër vjet, por është e gatshme të shqyrtojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare nëse një kërkesë e tillë vjen nga opozita.

Mickoski tha se mandati i Qeverisë përfundon në pranverën e vitit 2028, ndërsa qeveria politike aktuale pritet të përfundojë mandatin rreth fundit të vitit 2027, duke pasur parasysh periudhën e qeverisë teknike.

Sipas tij, nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, ai është i gatshëm të thërrasë takim liderësh për të përcaktuar datën e zgjedhjeve.

“Ne nuk do të ikim nga zgjedhjet. Përkundrazi, jemi të gatshëm në çdo kohë të dalim dhe t’i fitojmë”, deklaroi Mickoski.

Kryeministri shtoi se Qeveria aktualisht është e fokusuar në përmbushjen e mandatit të marrë nga qytetarët dhe zbatimin e reformave të parapara.

Related Articles

Back to top button
Close
Close