LajmeShowbiz

Blero zbulon ftesën për Big Brother VIP, bashkëshortja e tij vendos kushte të forta

Blero Muharremi ka bërë një zbulim të papritur për ndjekësit e tij, duke ndarë një bisedë interesante me bashkëshorten e tij. Ai ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e edicionit të ri të “Big Brother VIP Albania 6”, një lajm që ka ngjallur shumë kuriozitet.

Këngëtari, i njohur për eksperiencat e tij në reality show, e ka telefonuar bashkëshorten për t’i treguar për këtë mundësi të re. Blero, i cili ka marrë pjesë më parë në “Big Brother VIP Kosova”, ka dashur të dijë se si do ta priste ajo këtë ftesë.

Ça po bën… Më dëgjo se jam në një emision, por më ka ardhur një ftesë për të qenë pjesë e Big Brother VIP Albania 6”, i thotë ai bashkëshortes së tij, duke e bërë situatën më emocionuese.

Okej, kur është?”, e pyet ajo, duke treguar interes për datën e fillimit të këtij edicioni të ri.

“Besoj nga fundi i vitit”, përgjigjet Blero, duke e lënë atë të mendojë për mundësitë që vijnë.

Por përgjigjja e bashkëshortes është ajo që e bën bisedën më interesante. Ajo duket se ka vendosur kushte të qarta për këtë aventurë të re të Bleros.

“Nga fundi i vitit… Nëse ti mundesh me nejt pa bebet, okej shko…”, i thotë ajo, duke i lënë të kuptohet se ka nevojë për angazhim në shtëpi.

 

00:00
00:00
01:05

Mbyllet për 3 sekonda

Related Articles

Back to top button
Close
Close