
Nga fillimi i shtatorit nisin aktivitet e karatesë në kuadër të garave vendore por edhe në ato ndërkombëtare . Maqedonia e Veriut me 3 karateist do të përfaqësohet në Lojërat Mesdhetare në Taranto të Italisë. Më 4 shtator mbahet kampionati shtetëror ku edhe do të caktohen reprezentuesit për garat e radhës ndërkombëtare.
Të gjitha klubet e karatesë pjesë e Federatës së Karatesë së Maqedonisë pauzën dy mujore gjatë verës e kanë shfrytëzuar maksimalisht për përgatitje për aktivitet që i presin si në garat vendore ashtu edhe në ato ndërkombëtare , pasi nga fundi i gushtit fillojnë me Lojërat Mesdhetare dhe më pas edhe me kampionatin shtetëror si dhe aktivitet tjera që janë në kalendarin e Federatës për vitin 2026.
Drejtori sportive i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Arlind Huseini për TV Koha, tha se gara më e rëndësishme për të gjitha klubet është kampionati shtetëror ku edhe do të bëhet përzgjedhja e më të mirëve për garat ndërkombëtare.
“ Na presin gara shumë të rëndësishme shtator, ku më i rëndësishmi detyrimisht duhet të cekë Kupën e Maqedonisë për kadetë, junior dhe U-21 që është një ndër garat më të rëndësishme për përmbledhje të reprezentacioni, apo garuesit më të mirë duhet ti zgjedhim si numër për kampionatin Botërorë kadet, junior dhe U-21 që do të mbahet në tetor të këtij viti , pastaj kemi kampionatin universitar që do të përfaqësohen shumë universitete . Këtë e ceki për shkak se edhe garuesit tanë të Maqedonisë marrin pjesë , ku do të përfaqësohen shumë universitete ndër ta mund ta përmendi edhe Erdona Ziberin që do ta përfaqësojë Universitetin e Tetovë në Tiranë në javën e dytë muajit nëntë “ deklaroi drejtori sportiv i reprezentacionit Arlind Huseini
Në Lojërat Mesdhetare që do të mbahen në Taranto të Italisë nga 21 gusht deri më 3 shtator , Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet vetëm me tre karateist që sipas drejtorit sportiv është numër shumë i vogël.
‘’Për fat të keq Komiteti Olimpik ka vendos që me tre garues të merë pjesë sporti i karatesë . Pse them për fat të keq për shkak se karateja ka sjell rezultat. Karateja sjellë rezultat për të gjithë rajonin ku Komiteti Olimpik i përzgjedhë të gjithë sportistët . Kësaj radhe Maqedonia do të merë pjesë me tre garues nga karateja që mendoj dhe jam i sigurt që këto tre garues do të sjellin rezultat. Jam i bindur edhe pse numri thash është i vogël duheshe shumë më i madh të jetë numri për shkak se Kosova do të merë pjesë me 9-të garues, Mali i Zi me 8-të garues ndërsa Maqedoni merë pjesë me tre garues, Ndoshta mundeshe edhe më tepër garues për shka se kualiteti është i madh i karateistëve dhe mundësit janë më tepër për të sjell rezultate nga Lojërat Mesdhetare ‘’ tha Arlind Huseini



