LajmeRajon

Lindje e veçantë në Mitrovicë, foshnja peshon mbi 5 kilogramë

Një lindje e veçantë është realizuar në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ku një grua ka sjellë në jetë natyrshëm një bebe me peshë prej 5 kilogramësh e 50 gramësh.

Sipas njoftimit të spitalit, foshnja ka qenë e gjatë 65 centimetra, ndërsa përmasat e saj kanë qenë 65 me 57 centimetra.

Lindja është realizuar me sukses falë përkushtimit të mjekëve dr. Vjollca Çitaku dhe dr. Bajram Drevinja, së bashku me ekipin e mamive dhe infermiereve Nazmije Gruda, Selvete Voca dhe Shengyl Xhaka.

Nga Spitali i Mitrovicës e kanë cilësuar këtë si një rast të veçantë, duke theksuar profesionalizmin dhe kujdesin e ekipit shëndetësor gjatë gjithë procesit.

Spitali i ka uruar shëndet nënës dhe familjes, ndërsa foshnjës i ka dëshiruar shëndet të plotë dhe jetë të gjatë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close