LajmeSport

Mesjava evropiane, futbolli i Kontinentit të Vjetër në fazën e playoffit me protagoniste klube shqiptare

Kompeticionet e UEFA po marrin gjithnjë e më shumë formë përpara fillimit të sezonit të ri. Këtë mesjavë dhe atë që vjen menjëherë më pas do të luhen ndeshjet e playoffit të Champions, Europa dhe Conference League ku nuk do të mungojnë klubet shqiptare në rolin e protagonisteve të cilat do të zbresin në fushë këtë të enjte.

Egnatia-Lillestrom

Egnatia, kampione e vendit po shkruan historinë këtë sezon teksa është kualifikuar për në playoffin e Europa League dhe nëse ajo do të eliminohet në këtë raund do të jetë në fazën e Ligës të Conference League për të kthyer një klub nga Shqipëria në një fazë grupesh të kompeticioneve të UEFA pas 9 vitesh. Egnatia do të përballet në playoff e Europa League me Lillestrom e drejtuar nga Hans Erik Odegaard, babai i kapitenit të Arsenalit dhe kampion i Premier League, Martin Odegaard. Egnatia vjen në këtë ndehsje me moralin e lartë as fitores spektakolare me Shamrock 5-1 që përmbysi humbjen e ndeshjes së parë

Dinamo-Pafos

Tjetër klub nga Shqipëria që do të zbresë ditën e enjte në fushën e lojës është Dinamo e Ilir Dajës që e pret një përballje me Pafos në playoffin e Conference League. Skuadra kryeqytetase vjen në raundin e playoffit pasi arriti të eliminojë Auda duke përmbysur humbjen e ndeshjes së parë 1-0 duke marrë një fitore spektakolare  në sfidën e dytë 4-0. Dinamo e Ilir Dajës do të kërkojë që të vijojë aventurën evropiane jo vetëm për prestigjin në aspektin sportiv, por edhe për shpërblimet financiare.

Drita-Inter Club d’Escaldes

Klubi tjetër shqiptar që është në Conference League është Drita e Gjilanit, një skuadër që sezonin e kaluar në këtë kompeticion shkroi historinë teksa arriti të kalojë fazën e Liges duke u kualifikuar për në playoffin e kompeticionit duke iu afruar shumë 1/8 të finaleve. Kampionët e Kosovës do të presin Inter Club d’Escaldes, fanella e të cilit ka të njëjtat ngjyra si Interi i Milanos. Skuadra nga Andorra që nga momenti kur fitoi titullin në vend në 2020, gjithnjë është eliminuar në raundet kualifikuese dhe këtë vit për herë të parë e sheh veten vetëm 1 raund larg fazës së Ligës së Conference League

Sigurisht që të tre kompeticionet e UEFA në këtë fazë playoffi kanë edhe ndeshje të tjera shumë interesante

Fenerbahce-Lyon në Champions League

Romelu Lukaku është emri më i fundit i njohur që i është bashkuar Fenerbahçe, por sulmuesi belg ka të ngjarë që të mos jetë në fushë për përballjen me Lyonin e kësaj të marte në Stamboll, ai nuk ishte as në humbjen e së shtunës të Fenerbahçe ndaj  Genclerbirligi 2-1. Fenerbahçe këtë verë është përforcuar edhe me Mason Greenëood dhe Nathan Aké të cilët iu bashkuan emrave të tillë si Ederson, N’Golo Kanté dhe Marco Asensio. Nëse Fenerbahçe nuk e kalon Lyonin, që do të kërkojë të kualifikohet për në fazën e Ligës së Champions për herë të parë që nga 2019/20 kur arriti gjysmëfinalen, nuk do të ishte një start i mirë i etapës së katërt të Ismail Kartal në pankinën e Fenerbahçes

Celtic-LASK

Edhe përpara se të shihnin eliminimet e Rangers dhe Hearts në kualifikueset këtë verë, Celtic e di shumë mirë sesa të rrezikshme janë këto ndeshje playoffi. Kairat Almaty sezonin e kaluar e eliminoi skuadrën skoceze në këtë fazë me penallti pas dy ndeshjeve të mbyllura 0-0. Tani Celtic do të përballet me austriakët e LASK  dhe do të duhet të bëjë pa Alex Oxlade-Chamberlain i skualifikuar me 3 ndeshje për kartonin e kuq të marrë në ndeshjen ndaj Besiktar në Conference League të 2023

Trabzonspor-Ferencvaros, Europa League

Dhe kthehemi sërish në Turqi dhe Europa League aty ku është rezervuar përballja mes Trabzonspor dhe Ferencvaros. Trabzonspori nuk do të ketë në dispozicion Ernest Muçi por do të ketë Mohamed Salah, blerja më e bujshme e kësaj skuadre në merkaton e kësaj vere, me egjiptianin që shkoi si futbollist i lirë pasi mbylli bashkëpunimin me Liverpool. Por Ferencvarosi nuk i trembet aspak kësaj sfide teksa përpara pak ditësh zhvilloi një miqësore prestigji me Realin e Madridit në Budapest në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Edhe në radhët e hungarezëve ka një lojtar me të kaluar te Liverpooli si Salah dhe bëhet fjalë për Naby Keita. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë

Tromsø-Brighton, Conference League

Sussex është zyrtarisht në thatësirë por tifozët e Brightonit duhet te pajisen me xhaketa nëse do të udhëtojnë drejt klubit që është më në veri të Evropës. Tromso do të presë Brigtonit dhe në orën e startit të ndeshjes parashikohet një mot me reshje shiu dhe me temperaturë 13 gradë Celcius me qytetin e Tromso që është 200 milje larg Rrethit Arktik. Skuadra e Jorgen Vik u eliminua në raundin e tretë të Europa League për të zbritur në këtë kompeticion dhe do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë në përballjen me Brightonin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close