Nga infeksionet e tjera të transmetueshme seksualisht dhe me anë të gjakut, në korrik u raportuan 7 raste të sifilizit, 4 raste të hepatitit viral B dhe nga një rast i gonorresë, infeksionit nga klamidia dhe hepatitit viral C.
Gjatë muajit korrik u raportuan 11 raste të reja me HIV/AIDS, nga të cilat 9 ishin meshkuj dhe 2 ishin femra, të moshës 20-49 vjeç, sipas buletinit të ri mbi lëvizjen e sëmundjeve akute infektive për muajin korrik.
“Sipas të dhënave ekzistuese të rasteve të raportuara, numri kumulativ i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Republikën e Maqedonisë, për periudhën 1987–2026, është 765. Janë regjistruar gjithsej 141 persona të vdekur, 508 persona jetojnë me HIV/AIDS dhe 116 persona janë të listuar si të humbur për ndjekje”, thuhet në buletin.