LajmeRajon

Çështja e presidentit/ Kurti dhe Abdixhiku takohen pasdite!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës  Lumir Abdixhiku, pritet të takohen gjatë orëve të pasdites së sotme.

Takimi vjen në kuadër të zhvillimeve të fundit politike dhe përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale politike në vend, mëson Indeksonline.

Kujtojmë se Albulena Haxhiu ka zhvilluar sot takime me përfaqësues të partive politike, ndërsa në këto takime nuk morën pjesë Partia Demokratike e Kosovës (PDK), LDK-ja dhe Aleanca.

Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut pritet të jetë në fokus të zhvillimeve politike të ditës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close