LajmeRajon

Protesta e 79-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Ka nisur marshimi i protestuesve drejt godinës së Kryeministrisë, në ditën e 79-të të protestës.

Protestuesit janë nisur drejt godinës së qeverisë, ndërsa gjatë marshimit dëgjohen thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesa e panegociueshme për dorëheqjen e tij.

“Rama jep dorëheqjen!” është një prej thirrjeve që shoqëron marshimin e qytetarëve, të cilët vijojnë të ecin drejt Kryeministrisë.

Protesta kundër qeverisë vijon prej 79 ditësh, ndërsa pjesëmarrësit deklarojnë se do të vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Marshimi vijon në rrugët e kryeqytetit, ndërsa protestuesit pritet të vendosen përpara Kryeministrisë, ku do të vijojnë me fjalimet e tyre kundër qeverisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close