
– Zjarri që shpërtheu pasdite në afërsi të fshatit Çanishte të Prilepit është përhapur dhe ka depërtuar në pjesë të tij, dhe sipas informacioneve fillestare, janë djegur disa shtëpi të vjetra dhe një në të cilën jetonin të moshuar. Nuk ka banorë ose zjarrfikës të lënduar. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, në një deklaratë të jashtzakonshme për mediat, shprehu dyshim se zjarri është vënë qëllimisht sepse vija e zjarrit është mjaft e gjatë.
Përveç zjarrfikësve nga Prilepi dhe popullsisë lokale, në terren janë edhe ekipi për ndërhyrje të shpejtë i DMSh dhe pjesëtarët e shoqatës vullnetare të zjarrfikësve “Arhangel” nga Manastiri. Gjithashtu, do të përcaktohet se si do të shuhet zjarri, pasi ai po përhapet në tre drejtime të ndryshme jashtë fshatit.
“Sot rreth orës 13:30, zjarrfikësit e Prilepit morën një telefonatë se kishte shpërthyer zjarr në një zonë të hapur pranë fshatit Çanishte, rreth 35 kilometra nga Prilepi, me një rrugë shumë të keqe plot me kthesa, prandaj duhet një orë për të arritur në fshat. Zjarrfikësit menjëherë u nisën drejt fshatit, por në momentin që hynë në fshat, zjarri filloi të përhapet midis shtëpive të para. Zjarri hyri në fshat nga drejtime të ndryshme, që do të thotë se ka shumë të ngjarë të jetë ndezur sepse vija e zjarrit ishte mjaft e gjatë”, deklaroi Angellovi.



