
Gjatë ditës së djeshme (13.08.2026), në periudhën nga ora 17:00 deri në orën 22:00, Sektori për Çështje Rrugore pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi një aksion kontrollues për sanksionimin e shkeljeve të kryera nga drejtuesit e mjeteve të lehta elektrike në të gjithë territorin e vendit. Gjatë kontrollit u sanksionuan 72 shoferë.
Prej tyre, nga 11 në territorin e SPB Tetovë dhe SPB Manastir, tetë në territorin e SPB Veles, ndërsa shtatë në territorin e SPB Kumanovë. Nga ana e Njësitit Mobil për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor u sanksionuan 20 drejtues të mjeteve të lehta elektrike. Gjatë kontrollit janë sanksionuar gjithashtu edhe 260 shkelje të tjera të llojeve të ndryshme.
Kontrollet rrugore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret rrugore dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.



