LajmeSport

Kristjan Asllani i ofrohet skuadrës së sapo ngjitur në Serie A, zbulohet shuma që kërkon Interi

Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi gjatë kësaj merkatoje, ndërsa në orët e fundit është shfaqur një pistë e re për të ardhmen e mesfushorit shqiptar.

Trajneri Ivan Jurić ka konfirmuar se problemi në gju do ta mbajë Pessinën jashtë fushave për një periudhë të gjatë, duke bërë që klubi nga Brianza të kërkojë përforcime në këtë repart.

Interi kërkon të arkëtojë të paktën 10-15 milionë euro për kartonin e Asllanit, por sipas raportimeve, zikaltërit mund të marrin në konsideratë edhe një formulë huazimi.

Marrëveshja mund të përfshijë një opsion ose detyrim blerjeje, që do të aktivizohej në rast se Monza arrin të sigurojë mbijetesën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close