LajmeRajon

Po shkëmbenin kokainë në rrugë, dy të rinjtë arrestohen në flagrancë në Tiranë. Sekuestrohen 252 gramë drogë

Një operacion antidrogë i finalizuar në Tiranë ka çuar në pranga dy të rinj, të dyshuar për shitblerje të kokainës.

“Tiranë/Finalizohet si rezultat i punës operative, operacioni antidrogë, i koduar “Momenti”.

Arrestohen në rrugën “Egnantia”, të dy shtetasit e përfshirë në këtë rast.

Sekuestrohen 252 gramë lëndë narkotike Kokainë, 1 automjet tip “BMW” dhe 3 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për përfshirjen e 2 shtetasve në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin e koduar “Momenti”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit D. Sh., 19 vjeç dhe D. F., 26 vjeç.

19-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Egnantia”, duke i dorëzuar 26-vjeçarit, një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë. Më tej, nga kontrolli i banesës i 19-vjeçarit, u sekuestruan 41 gramë të tjerë të kësaj lënde.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.

Related Articles

Back to top button
Close
Close