BotaLajmeTopLajm

Merr flakë varka turistike në Turqi, 107 persona hidhen në det

Më shumë se 100 turistë janë detyruar të hidhen në det pasi një varkë turistike mori flakë gjatë lundrimit pranë Fethiyes, në jugperëndim të Turqisë.

Sipas raportimeve, zjarri shpërtheu papritur ndërsa varka ndodhej në det. Pas përhapjes së flakëve, personat që ndodheshin në bord u detyruan të largoheshin nga mjeti lundrues duke u hedhur në ujë.

Në vendngjarje mbërritën ekipet e rojes bregdetare dhe policisë detare, të cilat nisën menjëherë operacionin e shpëtimit.

Autoritetet turke konfirmuan se të gjithë 107 personat që ndodheshin në varkë u evakuuan me sukses.

Deri më tani nuk janë raportuar viktima, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close