LajmeMaqedoni

Sali: Marrëveshja e Ohrit duhet të sjellë besim! Nikollovski: Po ndërtojmë një shtet modern

Me Marrëveshjen e Ohrit Maqedonia zgjodhi ta ndërtojë stabilitetin përmes partneritetin ndërmjet komuniteteve, u shpreh zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali në seancën solemne të Qeverisë me rastin e 25 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit. Siç theksoi, me këtë u soll një standard politik ku demokracia nuk matet vetëm me zgjedhje të lira por edhe me aftësinë e institucioneve për të garantuar përfshirje, përfaqësim të drejtë dialog dhe besim ndërmjet qytetarëve.

“Nëse politikanët e vitit 2001 e ndërtuan paqen dhe barazinë institucionale brezi ynë duhet ta ndërtojë besimin afatgjatë ndërmjet komuniteteve, të ndërtojë institucione më efikase dhe një shtet që funksionon sipas standardeve më të larta evropiane. Ky është kuptimi i vërtetë i respektimit të marrëveshjes së Ohrit”, u shpreh Bekim Sali, zëvendëskryeministër i parë.

Po investohet në infrastrukturë dhe arsim, ku po bëhen reforma për të ardhmen, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit Aleksandar Nikollov, duke shtuar se Marrëveshja e Ohrit është historia kryesore e jona që na mësoi të jetojmë së bashku.

“Sot po e ndërtojmë vendin si një vend modern dhe të begatë, po ndërtojmë një infrastrukturë moderne, brenda pak ditësh do të fillojmë ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë, Tetovë-Gostivar, Gostivar-Bukojçan po ndërtohen intensivisht, gjatë shtatorit do të fillojmë edhe nga Bukojçani deri në Kërçovë. Pres që në tetor të nisë edhe një pjesë tjetër nga Kërçova deri në Ohër”, deklaroi Aleksandar Nikolloski, zëvendeskryeministër dhe ministër i Transportit .

Përndryshe Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua 25 vjet më parë, më 13 gusht në Shkup, pas përfundimit të negociatave që u zhvilluan në Ohër, duke i dhënë fund zyrtarisht konfliktit të vitit 2001.

Related Articles

Back to top button
Close
Close