
Chelsea i ka vendosur një afat të qartë Manchester City-t për transferimin e Enzo Fernandezit. Sipas raportimeve nga Anglia, londinezët i kanë bërë të ditur klubit nga Manchesteri se ka kohë deri të premten, në orën 17:00, për të finalizuar një marrëveshje prej 120 milionë paundësh.
Fernandez ka shfaqur prej muajsh dëshirën për t’u larguar nga Chelsea, ndërsa më herët ishte lidhur edhe me një transferim te Real Madridi. Tashmë interesimi konkret vjen nga Manchester City, ku trajneri Enzo Maresca dëshiron të ribashkohet me mesfushorin që e drejtoi gjatë periudhës së tij te Chelsea.
City po kërkon një zëvendësues për Rodrin, i cili dëshiron të largohet drejt Barcelonës. Kampionët anglezë kanë refuzuar një ofertë prej 55 milionë paundësh nga katalanasit dhe e vlerësojnë mesfushorin spanjoll rreth 70 milionë paundë.
Në këtë situatë, Chelsea nuk ka ndërmend të ulë kërkesat për Fernandez. Nëse City nuk plotëson shumën prej 120 milionë paundësh brenda afatit të vendosur, argjentinasi pritet të qëndrojë në ‘Stamford Bridge’.
Trajneri i ri i Chelsea, Xabi Alonso, ka deklaruar se dëshiron ta mbajë Fernandezin në skuadër, ndërsa klubi po shqyrton paralelisht alternativa në rast të largimit të tij.
Një prej emrave të konsideruar është Alex Scott i Bournemouthit. Chelsea kishte ofruar 64 milionë paundë për të, por oferta u refuzua dhe deri tani londinezët nuk janë rikthyer me një propozim të ri.
Në rast se Rodri largohet, City mund të mbështetet edhe te Elliot Anderson, i cili ka deklaruar se mund të luajë një rol të ngjashëm në mesfushë. Ndërkohë, Manchester City ka shfaqur interes edhe për mbrojtësin e Chelsea-t, Malo Gusto, por londinezët kërkojnë rreth 75 milionë paundë për kartonin e tij.
Jones, i lindur në Liverpool dhe i formuar në akademinë e klubit, mungoi në miqësoren e fundit ndaj Monacos për shkak të një problemi në ije. Megjithatë, Interi po përgatit lëvizjen përfundimtare për të bindur Liverpoolin dhe për ta sjellë mesfushorin anglez në Milano.



