BotaLajme

Dy pilotë humbin jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak amerikan në Teksas

Dy pilotë humbën jetën të mërkurën, pasi një helikopter ushtarak amerikan u rrëzua në Teksas, bëri të ditur baza ushtarake ku ishte dislokuar mjeti fluturues.

Helikopteri i tipit AH-64E Apache, që i përkiste Forcave Ajrore të Ushtrisë Amerikane dhe ishte me bazë në Fort Hood, u rrëzua pranë Salados, në pjesën qendrore të Teksasit. Pas aksidentit, të dy pjesëtarët e ekuipazhit u konfirmuan të vdekur.

Rrëzimi solli edhe shpërthimin e një zjarri të madh në zonën përreth, ku ndërhynë ekipet e emergjencës.

Ende nuk janë sqaruar rrethanat dhe shkaqet e sakta të ngjarjes. Autoritetet kanë hapur një hetim për të zbuluar se çfarë çoi në rrëzimin e helikopterit.

Në mesin e qershorit, tetë persona humbën jetën kur një bombardues i rëndë B-52 u rrëzua në Kaliforni, menjëherë pasi ishte ngritur në fluturim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close