LajmeSport

Ronaldo i dërgon mesazh ngushëllimi Messit pas vdekjes së babait të tij

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Lionel Messit pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare.

Pavarësisht rivalitetit që i ka shoqëruar për vite me radhë në futboll, portugezi ka zgjedhur t’i qëndrojë pranë rivalit të tij të madh në një nga momentet më të vështira të jetës.

“Një përqafim i madh për ty dhe të dashurit e tu në këto momente të vështira, Leo. Qëndro i fortë”, ka shkruar Ronaldo në reagimin e tij.

Më herët, Messi kishte publikuar një mesazh emocional kushtuar babait të tij, i cili për shumë vite ishte një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën dhe karrierën e argjentinasit, duke shërbyer edhe si përfaqësues dhe këshilltar i tij.

Ylli argjentinas kujtoi rolin e rëndësishëm që Jorge kishte në jetën e tij, duke theksuar se ndikimi dhe vlerat e tij do të vazhdojnë të jenë të pranishme edhe në mënyrën se si ai i rrit fëmijët e tij.

Mesazhi i Ronaldos ka marrë vëmendje të madhe, duke treguar se rivaliteti shumëvjeçar mes dy prej futbollistëve më të mëdhenj në historinë e futbollit mbetet në plan të dytë përballë një humbjeje të tillë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close