
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, në shënimin e 25 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit ka shkruar se Si është e mundur që edhe pse plot një çerek shekulli pas firmosjes së saj, shqiptarët janë ende të papërfillur e të nëpërkëmbur në shumë raste, shkruan Top24.
Postimi plotë:
Si nesër një çerek shekulli më parë u nënshkrua marrëveshja me e rëndësishme, më e diskutuar, e në shumë raste rezultoi të ishte një “mosmarrëveshje” si është ajo që të gjithë e njohim si Marrëveshja e Ohrit.
Ishte gati një deklaratë lirie për shqiptarët të cilët të shtypur e të margjenalizuar, u detyruan të merrnin pushkën e të dilnin malit për të arritur tek kjo dakordësi.
Kjo Marrëveshje e cila arriti shumë por edhe më shumë u shfrytëzua dhe shfrytëzohet politikisht nga të gjithë aktorët politik, sidomos në konceptin multi-etnik të këtij shteti.
Por e zbatua tërësisht kjo marrëveshje?!
A është e mjaftueshme?
Si është e mundur që edhe pse plot një çerek shekulli pas firmosjes së saj, shqiptarët janë ende të papërfillur e të nëpërkëmbur në shumë raste?
Janë pyetje që ndoshta kërkojnë një Marrëveshje të Re, për një të ardhme më të mirë për shtetin tonë, kësaj here sidomos midis shqiptarëve!



