
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka hapur lëndë pas informacionit të bërë publik për ndotje të madhe të mjedisit me mbetje në zonën e mbrojtur pranë burimeve të Rashçes. Prokurori publik kompetent do të koordinojë aktivitetet e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe shërbimeve përkatëse inspektuese për të kontrolluar origjinën e deponisë dhe pasojat e mundshme të ndotjes.
Nga Prokuroria thonë se do të verifikohet nëse në këtë rast ka elemente të veprës penale kundër mjedisit. Nëse konstatohen shkelje dhe identifikohen autorët, Prokuroria Publike thotë se do të ndërmarrë masa për ndjekje penale, në përputhje me kompetencat ligjore.



