LajmeMaqedoni

Avni Ameti: Aktualisht po përballemi me pesë zjarre aktive në rajonin e Pollogut

Komandanti i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve, Avni Ameti, ka njoftuar se ekipet zjarrfikëse aktualisht po përballen me pesë vatra aktive zjarri në komunat e Zhelinës, Tearcës dhe Jegunovcit.

Sipas Ametit, shumica e zjarreve po shkaktohen nga faktori njeri, ndërsa temperaturat e larta dhe era e fortë po e vështirësojnë kontrollimin e tyre në terren.

“Për momentin po përballemi me pesë zjarre aktive në Komunën e Zhelinës, Komunën e Tearcës dhe Komunën e Jegunovcit. Të gjitha këto zjarre fatkeqësisht po shkaktohen nga faktori njeri dhe, duke pasur parasysh motin shumë të nxehtë dhe erën që fryn, ato dalin jashtë kontrolli”, ka deklaruar Ameti.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura, në mënyrë që të parandalohet krijimi i vatrave të reja të zjarrit.

Ekipet zjarrfikëse mbeten në terren dhe po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve aktive.

Related Articles

Back to top button
Close
Close