LajmeMaqedoni

U nominua nga BDI, Arkin Jahiji ju drejtohet qytetarëve!

Sot, me përgjegjësi dhe përkushtim, ju drejtohem si kandidat për Kryetar të Komunës së Bërvenicës në zgjedhjet e parakohshme lokale të vitit 2026.
Para nesh qëndron një mundësi e re për Komunën e Bërvenicës. Një mundësi për të rikthyer besimin, për të dëgjuar më shumë qytetarët dhe për të punuar së bashku për një komunë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar.
Unë nuk vij me synimin për të ndarë, por për të bashkuar. Nuk vij vetëm për të folur, por mbi të gjitha për të dëgjuar. Besoj se forca e një komune qëndron te qytetarët e saj, te bashkëpunimi dhe te vlerat që na bashkojnë.
Kjo rrugë nuk është vetëm e imja. Është një përgjegjësi që dua ta ndaj me çdo qytetar të Bërvenicës, me të rinjtë, gratë dhe burrat, me mërgimtarët dhe me të gjithë ata që e duan dhe duan të kontribuojnë për të ardhmen e komunës sonë.
Një falënderim i veçantë i takon Kryetarit Ali Ahmeti, për besimin dhe mbështetjen e tij ndaj kandidaturës sime për Kryetar të Komunës së Bërvenicës. E vlerësoj thellësisht këtë mbështetje dhe besimin e dhënë, të cilin e shoh si përgjegjësi të madhe për të dëshmuar përkushtim, seriozitet dhe punë në shërbim të qytetarëve të Bërvenicës.
Para nesh është një kapitull i ri. Ta hapim së bashku, me përgjegjësi, respekt dhe vizion për Bërvenicën.
Bërvenica është e të gjithëve. E ardhmja e saj është përgjegjësi e përbashkët.
Na priftë e mbara!

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close