LajmeMaqedoni

Mucunski – Varnes: Konfirmohen marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë dhe SHBA-së

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot në Shkup ka zhvilluar takim me ushtruesen e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicole Varnes.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, në takim janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve, të dëshmuara përmes dialogut politik dhe takimeve të rregullta në nivel të lartë.

“Bashkëbiseduesit diskutuan për proceset reformuese, si dhe për aktivitetet e ardhshme që synojnë avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, me fokus të veçantë në bashkëpunimin politik dhe ekonomik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Në takim është theksuar se, në kushtet e sfidave dhe rreziqeve të shtuara të sigurisë, partneriteti strategjik amerikano-maqedonas, bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe aleanca në kuadër të NATO-s kanë rëndësi të veçantë për stabilitetin dhe sigurinë.

Mucunski dhe Varnes kanë konfirmuar gjithashtu përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral dhe avancimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Në këtë kuadër, është përshëndetur edhe mbajtja së fundmi e sesionit të dytë të Dialogut Strategjik në Uashington, i cili synon forcimin e mëtejshëm të partneritetit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.

Related Articles

Back to top button
Close
Close