
Incidenti me të shtëna që ndodhi më 8 gusht në zonën e Tetovës është zbardhur dhe tre persona janë privuar nga liria, njoftoi sot pasdite Ministria e Punëve të Brendshme.
“Dje në orën 14:45, në rrugën Tetovë–fshati Sellcë, në Tetovë, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria A. Xh. (34) nga fsh. Sellcë, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Ai dyshohet se më 08.08.2026, rreth orës 04:20, nga një motoçikletë me të cilën po lëvizte, ka shtënë disa herë me plumba nga një pushkë automatike në drejtim të shtëpisë së familjes së Sh.B. (48), pas çka është larguar nga vendi i ngjarjes”, sqaruan nga MPB.
Siç shtuan nga MPB-ja, në lidhje me rastin, më 10.08.2026, në periudhën nga ora 20:00 deri në 22:55, nëpunës policorë të SPB Tetovë, me urdhër gjyqësor, kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të D.S. (44) në Tetovë.
“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 66 fishekë municion gjuetie të kalibrit 12 mm, dy helmeta, dy kamera për video-mbikëqyrje dhe një kartelë memorie. Për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ndihmë” sipas nenit 24, si dhe veprës penale “prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë ose lëndë shpërthyese” sipas nenit 396 të Kodit Penal, nga liria është privuar F.S. (58) nga Tetova. Gjithashtu, në lidhje me rastin, në ora 23:40 në SPB Tetovë është paraqitur vetë F.S. (31) nga Tetova. Të tre personat janë mbajtur në stacionin policor dhe, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të paraqiten kallëzimet përkatëse”, informuan nga MPB.



