
U desh që të ndërhynte vetë presidenti Aurelio De Laurentiis që çështja Lukaku të zhbllokohej. Kontaktet e vazhdueshme të presidentit të Napolit me agjentin e futbollistit Ledure dhe drejtuesit e Fenerbahçes dhanë frytet e shpresuara.
Kështu qendërsulmuesi belg do të transferohet në Turqi për 7 milionë euro(40% e kësaj shume do të shkojë për Chelsea) dhe me largimin e tij, zhbllokohet merkatoja e Napolit përsa iu përket blerjeve. Por objektivi kryesor në këtë moment për klubin italian nuk ësjtë Gabriel Jesus, pavarësisht dëshirës së brazilianit për t’u larguar nga Arsenali dhe faktit që ai e ka pranuar një kalim te napoletanët. Dëmtimi i Marianuccit dhe ai i Buongiornos, detyron drejtuesit e Napolit që të kërkojnë të përforcojnë mbrojtjen; në shënjestër është Badiashile i Chelsea me klubin italian që e ka me ngut mbylljen e operacionit.



