LajmeRajon

Konferenca e ambasadorëve: Serbia, kërcënim për paqen në rajon

Në Prishtinë erdhën nga shumë vende evropiane e botërore.

E nga diplomatët kosovarë që shërbejnë në misione ndërkombëtare, pati një kërkesë ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Ajo në edicionin e 9 të Konferencës së Ambasadorëve, apeloi që ata të adresojnë të bëmat e Serbisë, që sipas saj janë sfida kryesore e Kosovës në politikë të jashtme.

Për Serbinë foli edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti që shtoi se zgjerimi i kapaciteteve ushtarake nga Beogradi nuk bëhet pa shkas.

Këtë shtet si burim kërcënimi për Kosovën e sheh edhe kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca që përmendi aleancat e vendit me ndërkombëtarët.

Teksa u tha se ka komunikim të shtuar me vendet mosnjohëse të Kosovës që të ndryshojë kjo.

Related Articles

Back to top button
Close
Close