LajmeMaqedoni

15 zjarre u shënuan deri në orën 18:00 në Maqedoni, gjashtë prej tyre vazhdojnë të jenë aktive

Qendra për Menaxhimin e Krizave bëri të ditur se gjatë ditës së sotme janë raportuar 15 zjarre në zona të hapura, ndërsa gjashtë prej tyre nuk janë shuar ende.

Deri në orën 18:00, ekipet ndërhyrëse kanë arritur të vënë nën kontroll dy zjarre, kurse shtatë të tjerë janë shuar plotësisht.

Aktive mbeten zjarret në vendin Vidush, pranë fshatit Dragov Dol në Makedonski Brod, ku përfshihen bimësi e ulët, pyje me kërcell të ulët dhe shkurre. Flakët vijojnë gjithashtu në Dolna Belica të Strugës, në fshatin Plarenik në Qendër Zhupë, pranë varrezave turke në Kërçovë, në fshatin Bukri në Manastir dhe në fshatin Zhitoshë në Dollnen.

Nën kontroll janë zjarri në dalje të Kriva Palankës, ku po digjet një deponi, si dhe ai në deponinë e qytetit në Delçevë.

Gjatë ditës, zjarret në Novaci, Veles, Bosilovë, Shtip, Gradsko, Negotinë dhe Haraçinë janë shuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close