LajmeMaqedoniTopLajm

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

Ministri Agon Ferati mirëpriti në takim Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rita Columbia.
Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e proceseve që lidhen me zhvillimin e vendit. Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë me të rinjtë, ndërsa vëmendje e veçantë iu kushtua Kornizës së Bashkëpunimit pesëvjeçar me Qeverinë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi u diskutua edhe për katër shtyllat kryesore, ndër të cilat reformat e lidhura me Bashkimin Evropian dhe zbatimi i prioriteteve të programit qeverisës.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua afrimit dhe bashkëpunimit ndërmjet bashkësive të ndryshme etnike në vend, me theks të veçantë tek rinia si pikë bashkuese. Në këtë drejtim u vlerësua rëndësia e klubeve rinore që funksionojnë në kuadër të komunave, si dhe e unioneve të studentëve, si hapësira ku të rinjtë mund të përfshihen më aktivisht në jetën shoqërore dhe në proceset vendimmarrëse.

Related Articles

Back to top button
Close
Close