
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reaguar ndaj vendosjes së tabelës me mbishkrimin në gjuhën shqipe në pikën kufitare në Tabanoc duke ironizuar me përdorimin dhe degradimin që po ia bëjnë gjuhës shqipe, shkruan Top24
“Fillimisht e harruan gjuhën shqipe nga tabela.
Pas reagimit, e shtuan… por me gabime drejtshkrimore!
Përpara se të flisni në emër të shqiptarëve, mësoni ta respektoni gjuhën shqipe!”



