
Para një objekti hotelierik në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë ka ndodhur një përleshje fizike mes dy grupeve, gjatë së cilës është përdorur edhe thikë.
Si pasojë, me plagë të shkaktuara nga mjeti i mprehtë kanë mbetur E.M. (20) dhe A.R. (20), të dy nga fshati Kamenjan.
Pas masave të ndërmarra nga policia, më 08.08.2026 në ora 01:25 në Spitalin Klinik të Tetovës është privuar nga liria A.R. (20), ndërsa në ora 01:30 në SPB Tetovë janë paraqitur vetë H.Sh. (22) nga fshati Novo Sellë dhe A.B. (23) nga fshati Pallçishti i Epërm.
Ata janë arrestuar dhe janë ndaluar në stacion policor, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje.



