LajmeMaqedoni

Aktivitet parandalues i MPB-së dhe KRSKRR-së: Apel shoferëve që të vozisin të pushuar

Dje (07.08.2026), në kuadër të fushatës verore „Verë e sigurt 2026 – Vozit i pushuar“, në autostradën A1, në pikën pagesore Rramanli, në periudhën nga ora 17:00 deri në orën 18:00, Njësia Mobile për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit, në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor (KRSKRR), zhvilloi një aktivitet parandalues-edukativ të dedikuar për drejtuesit e automjeteve.
Aktiviteti kishte për qëllim ngritjen e kulturës së komunikacionit dhe sigurisë në rrugë, me theks të veçantë në rreziqet nga drejtimi i automjetit në gjendje të lodhur, veçanërisht në kushtet e temperaturave të larta dhe fluksit të shtuar të komunikacionit gjatë periudhës së verës.
Drejtuesve të automjeteve iu shpërndanë fletushka edukative, ndërsa përmes komunikimit të drejtpërdrejtë ata u këshilluan të mos drejtojnë automjetin nëse ndihen të lodhur, të bëjnë pushime më të shpeshta gjatë udhëtimeve të gjata dhe të konsumojnë mjaftueshëm lëngje, veçanërisht ujë, gjatë udhëtimit.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe KRSKRR-ja do të vazhdojnë edhe më tej me aktivitetet parandaluese të orientuara drejt mbrojtjes së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.
Siguria në komunikacion varet nga secili prej nesh – çdo jetë është e rëndësishme. Tetovasot

Related Articles

Back to top button
Close
Close