LajmeMaqedoni

Maqedonia e Veriut në fazën portokalli, temperatura deri në 40 gradë

Këtë fundjavë pritet mot shumë i nxehtë me temperatura të larta dhe vranësira mesatare. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informoi se sot do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperatura të larta. Temperatura të larta paralajmërohen edhe për javën e ardhshme.

Tempratura minimale do të jetë në interval nga 12 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 40 gradë. Në orët e pasdite do të ketë paraqitje të vrakësirave jostabile lokale me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të natës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, herë pas here e fortë nga veriu përgjatë lumit Vardar, që do të arrijë shpejtësinë prej 40 km/orë.

Në SHkup, moti nesër do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtorimi verior. Temperatura minimale do të arrijë deri në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 39 gradë Celsius.

Related Articles

Back to top button
Close
Close