Dështoi mbi 5 mijë herë para se të bëhej MILIARDER/Historia frymëzuese e themeluesit të kompanisë së njohur të fshesave me korent!

Historia e themeluesit të kompanisë tashmë shumëkombëshe Dyson Limited, një nga kompanitë kryesore të prodhimit të fshesave me korrent në botë, është një shembull i gjallë se si kur të vjen në mendje një ide e mirë, nuk duhet të heqësh dorë kurrë prej saj, pavarësisht vështirësive që lindin.
Një ide që kërkoi më shumë se pesë vjet eksperimentimi, mijëra dështime dhe një sërë refuzimesh përpara se të bëhej baza për një kompani me prani globale, e cila i fitoi atij një pasuri prej mbi 13 miliardë dollarësh. James Dyson lindi në vitin 1947 në Cromer të Anglisë, dhe u rrit në një familje që nuk merrej me industri.
Dysonit i janë dashur pesë vjet testimesh në laboratorin e tij në shtëpi. Ai krijoi 5,127 prototipa të ndryshëm përpara se të arrinte në një version funksional të fshesës së parë me korrent pa qese. Shumica e modeleve dështuan sepse nuk mund të ruanin fuqi thithëse konstante ose kishin probleme teknike.
Dyson përfundimisht themeloi kompaninë e tij dhe prezantoi modelin e parë, G-Force, në Japoni në vitin 1983. Zgjedhja e Japonisë nuk ishte e rastësishme. Ndryshimi i madh erdhi kur Dyson vendosi të mos priste më që kompanitë tradicionale të përvetësonin teknologjinë e tij. Në vitin 1993, ai themeloi Dyson Ltd në Mbretërinë e Bashkuar dhe lançoi Dyson DC01. Fshesa e re me korrent u bë shpejt një sukses, pasi konsumatorët panë ndryshimin në performancë.



